Orban synon marrëveshje ekonomike me SHBA-në

16 Tetor 2025 | 10:55

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se pret që të takohet së shpejti me presidentin amerikan, Donald Trump, për të diskutuar për një marrëveshje ekonomike mes dy shteteve.

Orban tha se Budapesti do të dëshironte që në agjendë të ishte një marrëveshje për taksat, në mënyrë që të parandalohet tatimi i dyfishtë. Po ashtu, ai tha se do të dëshironte të bisedonte me udhëheqësin amerikan për investime.

“Ka një datë dhe është diskutuar rreth 80 për qind e agjendës. Kur të pajtohemi me amerikanët me 20 për qindëshin e mbetur, do të vendosim se kur të njoftojmë për takimin dhe më pas ai do të zhvillohet”, tha Orban.

SHBA-ja e ka ndërprerë marrëveshjen për taksat me Hungarinë më 2022 dhe vendimi ka hyrë në fuqi në janar të vitit 2023.

Orban ka parashikuar një “epokë të artë” të raporteve SHBA-Hungari në mandatin e Trumpit, pavarësisht tarifave të vendosura ndaj Bashkimit Evropian që dëmtuan ekonominë e Hungarisë.

Megjithëse Orban nuk ka zhvilluar një takim dypalësh me Trumpin që kur ai nisi mandatin në janar dhe disa herë ka shfaqur interesim për një marrëveshje ekonomike.

Udhëheqësi hungarez, i cili do të përballet me zgjedhjet më 2026, ka zhvilluar një marrëdhënie të fortë personale me Trump përgjatë viteve. Qëndrimi i tij i ashpër kundër emigracionit i ka fituar mbështetje në rrethet e lidhura me Trumpin në SHBA.

Megjithatë, marrëdhëniet midis dy vendeve janë përballur me tensione, veçanërisht për shkak të politikave pro Kinës të Orbanit dhe varësisë së vazhdueshme nga importet e naftës dhe gazit natyror nga Rusia.

Një shenjë e prekshme e përmirësimit të raporteve nën administratën Trump erdhi muajin e kaluar, kur SHBA-ja e riktheu plotësisht statusin e Hungarisë në programin e saj të regjimit pa viza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026