Baste në plazhin e Durrësit/ Në pranga pronari i lokalit, procedohen bastvënësit
Policia e Durrësit ka goditur një rast të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në lagjen nr. 13 në zonën e plazhit.
Gjatë kontrollit në një lokal, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë pronarin e subjektit, shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili posedonte gjithashtu lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Në ambientet e lokalit u kapën katër shtetas të tjerë — G. K., H. K., F. P. dhe A. B., të gjithë banues në Durrës të cilët po vendosnin baste sportive me celularë ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 5 celularë dhe një sasi lënde narkotike ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 13 Plazh, viheshin baste sportive, me celularë, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Durrës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. K., H. K., F. P. dhe A. B., të gjithë banues në Durrës.
Në lokalin e 32-vjeçarit, 4 të proceduarit u kapën duke vënë baste sportive, me celularë.
Më tej, gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj pronarit të subjektit, u gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”. thuhet në njoftim.
Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 08:11 E rëndë në SHBA, 64-vjeçarja helmon vajzën dhe 4 nipërit e mbesat e saj. Shkak se ish-dhëndri fitoi kujdestarinë
- 08:09 Shtetet e Gjirit peshojnë mundësinë e bashkëjetesës me Iranin, ndërsa Teherani e shndërron në armë Hormuzin
- 08:08 Turqia mposht SHBA-në 3-2, por eliminohet nga Kupa e Botës
- 08:07 Pse Evropa Qendrore nuk është e përgatitur për valën e të nxehtit që po afron
- 08:06 Bilanci i tërmeteve në Venezuelë shkon në 235 viktima, autoritetet presin rritje të numrit
- 08:02 Një tërmet i fortë godet Tokion, sa ishte magnituda?


