U zhduk teksa transportohej në Granada, gjendet nga policia piktura e Picasso-s

24 Tetor 2025 | 15:45

Policia spanjolle ka njoftuar këtë të premte se ka gjetur një pikturë e Pablo Picasso-s. Piktura mësohet se u zhduk gjatë rrugës për në një ekspozitë. Vepra “Natyrë e qetë me kitarë” e vitit 1919 me vlerë rreth 600,000 euro u zhduk në fillim të tetorit ndërsa po transportohej nga Madridi në qytetin jugor të Granadës.

Vepra e artit, e cila i përket një koleksionisti privat në kryeqytetin spanjoll, ishte planifikuar të shfaqej si pjesë e një ekspozite të re në Fondacionin CajaGranada. Por kur përmbajtja e kamionit u shpaketua më 6 tetor, kuratori vuri re se vepra e Picasso-s mungonte. Piktura e zhdukur u raportua në polici, e cila konfirmoi gjetjen e saj të premten, megjithëse nuk zbuloi se ku u gjet.

“Hetimet fillestare sugjerojnë se piktura mund të mos jetë ngarkuar në kamionin e transportit”, thuhet në një deklaratë të Policisë Kombëtare.

Fama e Picasso-s  dhe shumat e mëdha që kushtojnë veprat e tij, e kanë bërë prej kohësh artin e tij një shënjestër për hajdutët në të gjithë botën. Në shkurt të vitit 2007, dy piktura të Pikasos me vlerë totale prej 50 milionë eurosh u vodhën nga shtëpia e mbesës së artistit në Paris. Dy vjet më vonë, një bllok skicash i Pikasos me vlerë më shumë se 8 milionë euro u vodh nga një muze në Paris kushtuar artistit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026