Forcat amerikane sulmojnë një anije të dyshuar me drogë, 6 viktima në Karaibe

24 Tetor 2025 | 16:56

Forcat amerikane kanë nisur një tjetër sulm ndaj një anijeje në Karaibe që dyshohet se po kontrabandonte drogë. Sulmin e njoftoi të premten Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Ai shtoi se nga sulmi u vranë gjashtë personat në bord.

“Mbrëmë, me urdhër të Presidentit Trump, Departamenti i Luftës nisi një sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje të operuar nga Tren de Aragua, një bandë venezueliane që është përcaktuar si “organizatë terroriste” nga Uashingtoni,” shkroi Hegseth në një postim në platformën X.

Ai theksoi se nga sulmi nuk është lënduar asnjë anëtar i forcave amerikane.

“Gjashtë narko-terroristë ishin në bordin e anijes në kohën e sulmit, i cili u zhvillua në ujëra ndërkombëtare – dhe ishte sulmi i parë i natës. Gjashtë terroristët u vranë, ndërsa asnjë anëtar i forcave amerikane nuk u plagos në këtë sulm”, shtoi ai.

Uashingtoni ka njoftuar dhjetë sulme kundër anijeve që dyshohet se transportojnë drogë në Karaibe dhe Paqësor që nga shtatori, me një numër prej të paktën 43 të vdekurish.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026