Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj godet me grusht qytetarin: Më provokoi

24 Tetor 2025 | 21:13

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj është përfshirë këtë të premte në një incident. Zemaj mësohet se ka goditur një qytetar. Sipas tij incidenti ka ndodhur pasi qytetari e ka ofenduar dhe provokuar teksa ai po zhvillonte një intervistë në qendër të Prishtinës.

Gazetari Astrit Gashi njoftoi incidentin teksa theksoi se policia ka nisur hetimet. Ai shton se janë sekuestruar pamjet e kamerave të cilat kanë kapur momentin. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Policia theksoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Deputeti Zemaj lidhur me ngjarjen është shprehur se qytetari e ofendoi dhe e provokoi me fjalë të papranueshme. Ai shtoi se ka reaguar për vetëmbrojtje.

“Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë.

Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike. Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja është të mos reagoj me emocione. Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situate”, ka shkruar ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës gjithashtu ka reaguar ku dënoi ashpër sulmin dhe ofendimet ndaj Zemajt të cilat i ka cilësuar të papranueshëm.

“Ky akt është i papranueshëm dhe përbën cenim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë personale të një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit e të LDK-së dhe ndaj vetë integritetit të institucioneve demokratike të vendit.

Sulmet, qoftë verbale apo fizike, ndaj përfaqësuesve të popullit dhe zyrtarëve të LDK-së, përbëjnë cenim të drejtpërdrejtë të dinjitetit institucional dhe të kulturës demokratike mbi të cilën ndërtohet shteti ynë. Mendimi ndryshe është vlerë themelore e demokracisë, por shprehja e tij kurrë nuk mund të kalojë në fyerje apo dhunë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026