Kamala Harris: Nuk e kam mbyllur me kaq, mund të kandidoj për presidente

26 Tetor 2025 | 12:58

Ish-zëvendës presidentja amerikane Kamala Harris ka deklaruar se mund të garojë sërish për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Në një intervistë për BBC, Harris ka thënë se ka shumë mundësi që një ditë të bëhet presidente dhe që Dhoma Ovale të drejtohet nga një grua në të ardhmen.

“Nuk e kam mbyllur me kaq. Gjatë gjithë karrierës sime kam qenë në shërbim dhe këtë e kam në gjak”, ka deklaruar Harris.

Duke sugjeruar se mund të përpiqet sërish në vitin 2028, pasi humbi përballë Trump vitin e kaluar, ajo ka hedhur poshtë sondazhet që e nxjerrin atë një person të padëshiruar nga vetë demokratët për zgjedhjet e ardhshme.

“Po të dëgjoja sondazhet nuk do të kisha garuar herën e parë dhe as do të garoja të dytën. Dhe, mbi të gjitha, nuk do të isha këtu ku jam”, ka vijuar Harris.

Gjatë intervistës, ish-zëvendës presidentja nuk ka hezituar të kritikojë ashpër ish-rivalin e saj, duke e cilësuar Trump një “tiran” dhe duke theksuar se, paralajmërimet që ajo bëri për të gjatë fushatës po rezultojnë të vërteta.

Teksa demokratët kërkojnë përgjigje në lidhje me fitoren bindëse të Trump vitin e kaluar, pjesa dërrmuese e fajit i është atribuuar ish-presidentit Joe Biden për tërheqjen e vonuar nga gara.

Por pyetje janë ngritur edhe nëse Harris mund të kishte bërë një fushatë elektorale më të mirë dhe të kishte dhënë një mesazh më të qartë sa i takon çështjes numër një: ekonomisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026