Grabitja e Luvrit, ADN-të e gjetura në muze zbuluan dy autorët e arrestuar

27 Tetor 2025 | 09:08

Mostrat e ADN-së të mbledhura gjatë hetimeve nga autoritetet franceze pas grabitjes së muzeut të Luvrit çuan në arrestimet e dy personave. Arrestimet e dy hajdutëve u zhvilluan vonë të shtunën.

Dy të arrestuarit janë në të tridhjetat dhe të dy vijnë nga Aubervilliers. Roli i tyre i dyshuar në vjedhje është i panjohur, por ata paraqiten si të dyshuarit kryesorë. Njëri nga dy të dyshuarit, ka shtetësi franceze dhe algjeriane dhe u arrestua në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle ndërsa po përgatitej të nisej për në Algjeri. Personi tjetër i arrestuar ka shtetësi franceze.

Teknikat e mbledhjes së ADN-së kanë evoluar ndjeshëm, duke e bërë të mundur sot identifikimin e profilit të një të dyshuari me shumë pak të dhëna. Megjithatë, ndërsa hetimi përparoi këtë javë me arrestimin e këtyre të dyshuarve, bizhuteritë e vjedhura ende nuk janë gjetur nga hetuesit, duke zvogëluar kështu shanset për t’i gjetur ato.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026