Dhjetë persona dalin në gjyq në Paris për shpifje ndaj Brigitte Macron
Dhjetë persona do të dalin në gjyq në Paris të hënën për shpifje ndaj bashkëshortes së presidentit Emmanuel Macron, Brigitte Macron. Gjyqi francez vjen pasi Macron dhe gruaja e tij ngritën një padi për shpifje në SHBA në fund të korrikut, në lidhje me thashethemin e përsëritur në internet se Brigitte Macron kishte lindur burrë.
Macron shqifjet i quajti gënjeshtra të verifikueshme dhe shkatërruese që përsëriten në internet. Dhjetë të pandehur – tetë burra dhe dy gra, të moshës 41 deri në 60 vjeç – do të gjykohen në gjykatën penale të Parisit, të akuzuar për ngacmim online që synon Brigitte Macron. Nëse dënohen, ata përballen me deri në dy vjet burg.
Të pandehurit, të cilët mohojnë të gjitha shkeljet, janë akuzuar për bërjen e komenteve të shumta dashakeqe në lidhje me gjininë dhe seksualitetin e Brigitte Macron, madje duke e barazuar diferencën e saj në moshë me bashkëshortin e saj me “pedofili”, sipas prokurorëve.
Midis të pandehurve është Aurélien Poirson-Atlan, 41 vjeç, një publiciste e njohur në mediat sociale si “Zoé Sagan” dhe shpesh e lidhur me qarqet e teorive të konspiracionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta