Tarifat ndaj produkteve kanadeze, Carney: Jemi gati për negociata me SHBA-në
Kryeministri kanadez, Mark Carney ka deklaruar se është gati të flasë me presidentin amerikan, Donald Trump lidhur me tarifat. Sipas Carney ata do të ulen për negociata kur SHBA të jetë gati.
“Jemi gati të ulemi në tryezën e negociatave kur Shtetet e Bashkuara të jenë gati për këtë”, u tha kryeministri kanadez gazetarëve në prag të samitit të ASEAN në Malajzi.
Kryeministri kanadez tha se nuk kishte pasur kontakt me Trump në Kuala Lumpur. Presidenti amerikan përjashtoi një takim gjatë samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Korenë e Jugut të mërkurën.
“Nuk dua ta takoj. Nuk dua ta takoj për një kohë të gjatë”, u tha Trump gazetarëve.
Donald Trump, i cili ka ndërprerë marrëdhëniet tregtare me Kanadanë, njoftoi të shtunën se po shtonte 10% shtesë në tarifat për produktet kanadeze, i zemëruar nga spoti i fushatës reklamuese të provincës Ontario me fragmente nga fjalimi i presidentit Ronald Reagan që dënonte politikën e vendosjes së tarifave të larta.
LEXONI GJITHASHTU:
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar