Tërmet i fortë godet Turqinë gjatë natës, 22 persona të plagosur

28 Tetor 2025 | 08:48

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi Turqinë perëndimore të hënën vonë, duke tronditur qytete përfshirë Stambollin dhe provincën e Izmirit. Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, AFAD tërmeti ndodhi në orën 22:48 dhe epiqendra e tij ishte pranë qytetit Sındırgı. Mësohet se në këtë qytet një shtëpi është shembur dhe disa të tjera janë dëmtuar.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya tha se ekipet e emergjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje pas tërmetit. Nga tërmeti janë plagosur 22 persona të cilët morën plagë nga paniku teksa dilnin nga banesat e tyre.

Turqia ndodhet në disa vija aktive sizmike. Një tërmet në shkurt të vitit 2023 në jug të Turqisë vrau më shumë se 53,000 njerëz dhe shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit të lashtë të Antakyas, ndërsa një dridhje me magnitudë 5.8 ballë në korrik të këtij viti vrau një person dhe plagosi 69 të tjerë në të njëjtin rajon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026