Nipi humbi jetën nga aksidenti në Vlorë, flet gjyshi i të riut: Po kthehej nga puna
Gjyshi i Leandro Shametaj, 17-vjeçarit që humbi jetën pas një aksidenti në Vlorë ka deklaruar se nipi i tij po kthehej nga puna kur ka ndodhur ngjarja tragjike. Gjyshi i 17-vjeçarit theksoi se ai punonte kamarier dhe po kthehej në 12 të natës në shtëpi.
Ai thekson se prej 8 orësh mjeku ligjor nuk po kryen veprimet për të marrë trupin e të riut.
“Unë jam gjyshi i djalit. Mbrëmë në 12 të natës është aksidentuar nipi, djali i çupës. Dhe ka ardhur ne morgun e spitalit te Vlorës. Kemi 8 ore që presim, nuk vjen mjeku ligjor të na ndihmojë të bëjë veprimet e saj. Rrinë 30 policë këtu dhe nuk marrin masat për të sjellë mjekun ligjor dhe prokurorin që te bëjë veprimet që të marrim kufomën.
Një makinë na e ka vrarë djalin dhe ka ikur me shpejtësi 200 km në orë në qytetin e Vlorës dhe asnjë patrullë policie nuk i ka dalë para. Unë nuk e kam parë me sy nipin. Ai nuk është kriminel. Po vinte nga puna, punonte kamarier”, u shpreh gjyshi.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë