EMRI/ Makina përplas të riun me motor, humb jetën 17-vjeçari në Vlorë
Një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi një makinë është përplasur me motorin me të cilin ai po lëvizte.
Aksidenti ndodhi rreth orës 00:10 të datës 28 tetor 2025, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të një marketi.
Sipas burimeve zyrtare, mjeti me targë AB737UI, që drejtohej nga Haiti Bajramaj, 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me targë CA305, që drejtohej nga Leandro Shametaj, vetëm 17 vjeç.
I riu u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit, Haiti Bajramaj, është shoqëruar nga policia në ambientet e DVP Vlorë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe 17-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë ndërsa në njoftimin zyrtar policia thotë se drejtuesi i automjetit ka qenë në gjendje të dehur.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Makina përplas të riun me motor, humb jetën 17-vjeçari në Vlorë pic.twitter.com/Qx73kHaCn0
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 28, 2025
Sipas burimeve, i riu po kthehej me motor nga puna si kamarier, kur u përplas nga automjeti.
Ngjarja ka tronditur familjarët dhe miqtë e tij, të cilët janë ende në gjendje shoku, ndërsa vetëm pas pak ditësh, i riu do të festonte ditëlindjen e tij të 18-të, por jeta iu ndërpre në mes në mënyrë tragjike.
Në orën 09:00 të mëngjesit të së martës, trupi i pajetë i të riut ka dalë nga morgu i Vlorës pasi i është bërë autopsia dhe është nisur drejt familjes së tij me makinën funerale.

LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë