Tiranë/ Vrasje në Komunën e Parisit, ndërron jetë i plagosuri pas goditjes me thikë

28 Tetor 2025 | 16:10

Në orët e drekës të kësaj të marte është raportuar për një ngjarje të rëndë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku një person u plagos me thikë.

Ngjarja ka ndodhur pranë një kompleksi pallatesh, në ambientet e një lokali.

Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, mësohet se i plagosuri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

I ndjeri quhet Indrit Salillari dhe autori i arrestuar Filip Shehu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026

Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor

Kryeplaku i fshatit Gështenjas të Pogradecit ka folur për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën në krye të detyrës elektriçisti Agim Beqiri. Ai tha se...
11:49 | 26/07/2026