Stabilizim-Asocimi mes BE-së dhe Shqipërisë, mblidhet komiteti në Tiranë
Në Tiranë, këtë të martë, po zhvillohet takimi i 20-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Ky forum synon të vlerësojë progresin e vendit në rrugën drejt integrimit në BE.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet prioritet strategjik i Shqipërisë:
“Synimi ynë është që të përfundojmë negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe ti bashkohemi zyrtarisht Bashkimit Europian deri në vitin 2030. Jemi të përkushtuar në këtë proces ambicioz dhe kompleks, pasi jemi të vetëdijshëm për përfitimet e mëdha politike, shoqërore dhe ekonomike që anëtarësimi në BE do ti sjellë Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Vlen të theksohet se ky është qëllimi jo vetëm i qeverisë, por edhe i një shumice të konsiderueshme të popullsisë shqiptare, me 91% të shqiptarëve që kanë shprehur mbështetjen e tyre për anëtarësimin në BE.”
Ndërsa ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, vuri në dukje rëndësinë e reformave dhe dialogut parlamentar:
“Jam e kënaqur që jam këtu dhe mund të them disa fjalë në hapjen e takimit të 20-të të Komisionit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE. Dialogu Parlamentar është gur themeli sa i përket rendit demokratik në çdo shoqëri dhe natyrisht integrimi i Shqipërisë në BE është prioritet kyç të Qeverisë. Reformat pasqyrojnë standardet europiane dhe aspiratën e qytetarëve tanë. Ky takim dhe prania jonë sot këtu nuk mund të kishte qenë në një moment më të mirë. Ja unë dje isha në Bruksel, në takime me komisionerin dhe zyrtarë të lartë të BE-së për të matur nivelin e ecurisë që ka arritur Shqipëria, dhe për të parë hapat e mëtejshëm.”
lajmi ne perditesim
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve