Të pasurit nën 30 vjeç, Dua Lipa kryeson listën me 129 milionë paund pasuri

28 Tetor 2025 | 18:06

Lista vjetore e të pasurve britanikë nën 30 vjeç, e publikuar nga revista Heat, ka zbuluar se yjet e rinj të muzikës dhe ekranit zotërojnë sasi marramendëse pasurie. Në krye të listës qëndron këngëtarja shqiptaro-britanike Dua Lipa, me një pasuri prej 129 milionë paund, shumë larg konkurrentëve të tjerë.

Pas Lipes renditen aktori i Spider-Man, Tom Holland me 35.7 milionë paund, dhe këngëtari Lewis Capaldi, me 35 milionë paund. Në katër vendet e tjera të top 5-shes janë aktorja e Stranger Things, Millie Bobby Brown (24 milionë £) dhe çifti i reality show, Molly-Mae Hague dhe Tommy Fury (22.1 milionë £).

Lista e plotë e dhjetë më të pasurve britanikë nën 30 vjeç është:

  1. Dua Lipa – 129 milionë £
  2. Tom Holland – 35.7 milionë £
  3. Lewis Capaldi – 35 milionë £
  4. Millie Bobby Brown – 24 milionë £
  5. Molly-Mae Hague dhe Tommy Fury – 22.1 milionë £
  6. Sophie Turner – 21.9 milionë £
  7. Jorja Smith – 17 milionë £
  8. Dave – 16.8 milionë £
  9. Aitch – 14.4 milionë £
  10. Asa Butterfield – 13.7 milionë £

Lista vërteton se të rinjtë britanikë jo vetëm që po pushtojnë industrinë e argëtimit, por edhe po ndërtojnë pasuri të jashtëzakonshme para moshës 30-vjeçare.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026