“Nga epilepsia deri tek…”/ 30% e shqiptarëve me probleme neurologjike të ndryshme
Një në tre shqiptarë kanë probleme neurologjike, nga ato me të lehtat deri tek sëmundjet e rënda që kërcënojnë dhe jetën. Shqipëria ndjek të njejtin trend me Europën sa i takon shpeshtësisë së këtyre problematikave. Mjekët thonë se në vendin tonë demenca renditet e para pasuar nga epilepsia..
“Ajo që është bashkëshoqëruese dhe shumë e shpeshtë në popullatën tonë janë sëmundjet e epilepsisë, krizat epileptike që janë më të shpeshta. Ndërsa sëmundjet kërcënuese janë ato neuromuskulare, dhimbjet primare të kokës, krizat migrenoze që janë shumë të zhvilluara në popullatë, dhe një nga pasojat më të rënda është invaliditeti. Në vendin e parë në botë, por edhe në vendin tonë, shkaku kryesor i pasojave të këtyre sëmundjeve mbeten sëmundjet cerebrovaskulare, stroku”, theksoi Eris Ranxha Shef i Shërbimit Neurovaskular, QSUNT.
Shtimi i rasteve me probleme neurologjike, i atribuohet ndërgjegjësimit të popullatës edhe për shqetësimet më të vogla. E ndërsa flasim për faktorët, mjekët thonë se nisin nga ato genetike për tu pasuar me sëmundjet kronike, obeziteti, abuzimi me substancat dhe jeta sedentare.
Sipas studimit të fundit të publikuar nga OBSH, çrregullimet neurologjike përfaqësojnë shkakun kryesor të shëndetit të dobët dhe aftësisë së kufizuar në nivel global, duke prekur mbi një të tretën e popullsisë.
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës