I dërguari në NATO, Whitaker: SHBA do të ruaj prani të fortë ushtarake në Evropë

29 Tetor 2025 | 15:17

Shtetet e Bashkuara do të ruajnë “prani të fortë” në Evropë, përfshirë edhe në krahun lindor të NATO-s, tha Përfaqësuesi i Përhershëm i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, në rrjetin social X pas njoftimeve për tërheqjen e 700 trupave amerikane nga Rumania.

Ai theksoi se Rumania ka “demonstruar aftësi dhe përgjegjësi në rritje” gjatë viteve të fundit, ndërsa SHBA-të “mbeten të përkushtuara ndaj Rumanisë,  si një aleat i besuar i NATO-s, një partner strategjik jetësor dhe një forcë lëvizëse për sigurinë në Evropë”.

“Prania jonë e fortë në Evropë dhe angazhimi ynë i qëndrueshëm ndaj saj mbetet i palëkundur, përfshirë mbështetjen për Eastern Sentry”, shkroi i dërguari.

Më parë, Uashingtoni ka informuar Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë për planet për të zvogëluar kontingjentin amerikan të vendosur në vend me rreth 700 trupa, tha ministria në një deklaratë.

Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, Ionut Mosteanu, tha se vendimi pasqyron zhvendosjen e Uashingtonit “drejt rajonit Indo-Paqësor”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026