Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha
Bashkëthemeluesi miliarder i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar se prioritetet globale duhet të ndryshojnë urgjentisht, pasi “uria dhe sëmundjet janë dy nga problemet më të mëdha dhe më të neglizhuara të njerëzimit”.
Në një shkrim të publikuar së fundmi, Gates thekson se megjithëse ndryshimet klimatike janë shqetësuese, ato “nuk do të çojnë në zhdukjen e njerëzimit”, ndërsa pasojat e urisë dhe mungesës së kujdesit shëndetësor po marrin jetë çdo ditë.
“Edhe pse ndryshimi i klimës do t’i dëmtojë njerëzit e varfër më shumë se këdo tjetër, për shumicën dërrmuese të tyre nuk do të jetë kërcënimi i vetëm apo edhe më i madh për jetën dhe mirëqenien e tyre”, shkroi Gates.
Sipas tij, shumë nga investimet në luftën kundër ndryshimeve klimatike janë “të kushtueshme, të diskutueshme dhe joefektive”, ndërkohë që fondet duhet të përqendrohen tek programet humanitare që shpëtojnë jetë. Gates kërkon që filantropët dhe qeveritë të rishikojnë shpërndarjen e burimeve dhe të vendosin në qendër “parandalimin e vuajtjes njerëzore”, veçanërisht në vendet më të varfra.
Ai kritikoi gjithashtu shkurtimet e administratës së presidentit Donald Trump ndaj USAID-it, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, të cilat kanë ndikuar në ndalimin e ndihmave ushqimore e mjekësore për miliona njerëz. Gates solli shembullin e një fëmije 10-vjeçar nga Sudani i Jugut që humbi jetën pasi nuk mori mjekimin kundër HIV-it, pas ndërprerjes së ndihmave.
Në prag të samitit global COP30, Gates apelon që investimet të ridrejtohen drejt luftës kundër urisë dhe sëmundjeve, duke theksuar se “suksesi i vërtetë matet me jetët e shpëtuara, jo me deklaratat politike për klimën”.
LEXONI GJITHASHTU:
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 19:25 Protesta kundër projektit në Zvërnec, babai i Martin Canit i bashkohet tubimit (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë