Roland Qafoku sjell librin “11 presidentët 1925-2025”: Një shekull histori shqiptare
Gazetari dhe studiuesi Roland Qafoku ka sjellë për lexuesin librin “11 presidentët 1925-2025”, një guidë historike e krerëve të shtetit që mbajtën statusin e presidentit për një shekull.
Libri nis me Ahmet Zogun, i cili u zgjodh më 31 janar 1925, dhe pas një ndërprerjeje prej 31 vjetësh vijon me Omer Nishanin, Haxhi Lleshin, Ramiz Alinë, Sali Berishën, Rexhep Meidanin, Alfred Moisiun, Bamir Topin, Bujar Nishanin, Ilir Metën e deri te aktuali Bajram Begaj.
“Gazetarët kanë në dorë që ta shkruajnë historinë më thjesht dhe më qartë për publikun. Ahmet Zogu është i pari dhe ai është themeluesi i presidencës. Ai ishte 29-vjeç. Vizioni i këtij njeriu të lë pa mend”, tha autori Roland Qafoku.
Në promovimin e librit, që mbështetet nga Akademia e Studimeve Shqiptare në UET, të pranishëm në Bibliotekën e Kryeministrisë ishin historianë dhe studiues, të cilët vlerësuan punën e gazetarit.
“Për ne janë 11 presidentët e republikave dhe janë të gjithë njësoj. Pastaj, matja e kontributit të tyre është një gjë tjetër që Landi nuk e jep. Libri është diçka që gjithkush do të donte ta kishte në shtëpi, sepse janë personazhe të rëndësishme,” – tha Nevila Nika.
“Unë Roland Qafokun e shoh jo vetëm si gazetar, por si një personazh që në kufijtë e tij është një misionar. Është një personazh që ka punuar për historinë e tij. Në një nga faqet e shkruara prej tij do të shihni se shumë elementë të përcjella janë nxjerrë nga arkivi i tij. Do të ishte shumë i vogël ky vëllim nëse nuk do të merreshin parasysh tituj të tjerë të rëndësishëm,” – u shpreh Niko Kotherja.
Për secilin president, Roland Qafoku në libër ka pasqyruar 10 ngjarjet më të rëndësishme të tyre, deklaratat që secili ka bërë gjatë ushtrimit të detyrës, si edhe 10 fakte të veçanta për të cilat ata mbahen mend.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje