Nga Sali Berisha tek dëshmorët e UÇK-së, skulptori që i jep jetë figurave historike
Klevisi është një skulptor që sjell në jetë figurat publike dhe historike shqiptare. Pasioni i tij për artin nisi që në moshën 13-vjeçare, dhe sot ai punon me balta dhe gur, duke realizuar skulptura të personaliteteve dhe dëshmorëve të UÇK-së.
“Punimet e mia në skulpturë kanë nisur që në moshën 13-14 vjeçare. Më pas fillova liceun, ku mësova hapat e parë në skulpturë. Fillimisht realizova figura politike, pasi doja të largohesha pak nga politika dhe të afrohesha më shumë me artin dhe gazetarinë. Kur bëra skulpturën e parë, që ishte Sali Berisha, bëri pak bujë sepse njerëzit nuk e prisnin. Por kishte shumë komente pozitive për mënyrën si e realizova. Ishte një vendim i mirë sepse më pas mora porosi të ndryshme nga dëshmorët e UÇK-së. Gjithmonë kam dashur të realizoj figura heroike si Skënderbeu dhe Ismail Qemali, dhe tani po vazhdoj me dëshmorët e UÇK-së,” rrëfen Klevisi.
Ai shpjegon se realizimi i një punimi mund të zgjasë nga dy ditë deri në një vit, në varësi të madhësisë dhe materialit.
“Punimi me argjilë mund të shkojë dy ditë, ndërsa figurat e mëdha mund të zgjasin një muaj ose edhe një vit. Kam pasur rast kur bëra portretin e gjyshit të një klienti; djali ishte shumë i lidhur me gjyshin dhe kur ia dorëzova porosinë filloi të qajë. Një portret në material rezin e kam shitur 400 mijë lekë,” tregon ai.
Klevisi ka një mesazh për të rinjtë që e shohin skulpturën si një profesion të vjetër ose të lodhshëm:
“Te rinjtë profesioni duket i vjetër dhe i lodhshëm, por duhet ta shohin më gjerësisht: çdo gjë që na rrethon është një skulpturë. Ky profesion është shumë i rëndësishëm. Madje, edhe inteligjenca artificiale në vetvete është një formë skulpture, po ashtu edhe robotika,” shprehet ai.
Për Klevisin, çdo vepër është një mënyrë për të ruajtur kujtesën dhe për të treguar historinë përmes artit.
“Realizimi që kam tani është një dëshmor i UÇK-së, punim që sapo e kam nisur. Kam krijuar edhe një instalacion me kafkën e një demi, me dekore që i japin një dinamikë më të fuqishme kafkës së demit. Kjo punë kushton 500 mijë lekë,” thotë ai.
SHBA godet sërish Iranin me urdhër të Trump, përdoren për herë të parë dronë të rinj sulmues
Një ditë pasi u kthye nga Ukraina, vdes papritur aleati i Trump, senatori Lindsey Graham
Zjarr fatal në një lokal nate në Bangkok, 27 të vdekur dhe mbi 60 të lënduar
- 07:45 SHBA godet sërish Iranin me urdhër të Trump, përdoren për herë të parë dronë të rinj sulmues
- 07:30 Një ditë pasi u kthye nga Ukraina, vdes papritur aleati i Trump, senatori Lindsey Graham
- 07:15 Zjarr fatal në një lokal nate në Bangkok, 27 të vdekur dhe mbi 60 të lënduar
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar