Aksident i rëndë në aksin Korçë–Bilisht, humb jetën një person

30 Tetor 2025 | 17:46

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë–Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka përplasur një motoçikletë, pranë një karburanti, duke plagosur rëndë drejtuesin e motoçikletës. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe transportimit me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, i plagosuri ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Ky aks rrugor është një nga akset me njollat të larta aksidentesh, edhe për shkak të shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve, mungesës së ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Korçë–Bilisht”, në fshatin Dishnicë, motomjeti me drejtues shtetasin L. L., 66 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. M. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. L. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026