Goditi me grusht policin e burgut në Fier, arrestohet në Tiranë 32-vjeçari

1 Nëntor 2025 | 09:29

Është kapur nga policia e Tiranës, një 32-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi ka goditur me grushta një punonjës të IEVP në Fier, si dhe janë arrestuar 4 shtetas të tjerë pasi dyshohet se kanë ndihmuar 32-vjeçarin t’i fshihej Policisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 71”, u ndaluan shtetasit Elvis Roshi 32- vjeç, autori që ka goditur policin, Ermir Peqini 33-vjeç, Dorian Cera 33-vjeç, Arbit Nure 29- vjeç dhe Fabjan Muçaj 26-vjeç, të cilët u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Sipas raportimeve, 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026