Kanosi pronarin e lokalit dhe goditi me grusht policin, arrestohet 37-vjeçari
Një 37-vjeçar është arrestuar në Rubik, Mirditë, pasi kanosi me mjet prerës (thikë) pronarin e një lokali për motive të dobëta dhe më pas kundërshtoi me forcë punonjësit e Policisë që ndërhynë për parandalimin e përshkallëzimit të situatës.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të neutralizuar situatën. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi L. D., i cili ishte në gjendje të dehur, ka goditur me grusht një punonjës të policisë dhe ka tentuar të largohet me vrap.
Pas një operacioni të shpejtë kontrolli, ai u kap dhe u arrestua. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan dy mjete prerëse (thika), të cilat ishin në pronësi të tij.
Materialet procedurale për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kanosi me mesazheve efektivin, pranga 19-vjeçarit në Lezhë
- Murtaja Afrikane/ Ministria e Bujqësisë njoftim për fermerët: Kemi raste në Lezhë
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët