Kanosi me mesazheve efektivin, pranga 19-vjeçarit në Lezhë

9 Dhjetor 2024 | 13:39

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës pasi ka kanosur me mesazhe një punonjës policie. Efektivi i policisë i ka zhveshur xhamat nga mbulesa e zezë makinës ku i riu po udhëtonte si pasagjer.

Gjatë kontrollit të mjetit nuk i është gjetur asnjë send i kundraligjshëm, ndërsa gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit rezultoi se, drejtuesi i automjetit nuk dispononte dokument për xhamat e errësuar të makinës dhe për këtë arsye punonjësit e Policisë i kanë hequr veshjen që kishte vendosur për të errësuar xhamat e automjetit.

Drejtuesi i automjetit nuk ka kundërshtuar, por, shtetasi R. Ll. 19 vjeç, pasagjer në këtë automjet, ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e Policisë si dhe, njërit prej tyre i ka dërguar menjëherë në celular një mesazh kërcënues për shkak se i hoqi veshjen që kishte errësuar xhamat e automjetit shoku i tij.

Veprimet procedurale janë kryer nga OPGJ i Prokurorisë dhe në përfundim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i 19-vjeçarit, shtetasit R. Ll., banues në Lezhë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026