Kapet në flagrancë me makinën që kishte vjedhur, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

1 Nëntor 2025 | 09:35

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar, i cili u kap teksa lëvizte me një automjet që e kishte vjedhur në zonën e Yrshekut.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas një njoftimi të marrë për vjedhjen e një automjeti në këtë zonë periferike të kryeqytetit.

“Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e policisë organizuan punën për identifikimin dhe lokalizimin e autorit. Si rezultat i reagimit të shpejtë, në Rrugën e Qelqit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili po drejtonte mjetin e vjedhur”, njofton policia.

Sipas policisë, automjeti i tipit “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., ishte vjedhur në oborrin e banesës së këtij të fundit në Yrshek.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur nëse 35-vjeçari është i përfshirë në raste të tjera të ngjashme të vjedhjeve të automjeteve në kryeqytet.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026