Presidenti kinez zotohet të punojë për paqen në Gadishullin Korean
Një këshilltar i lartë i sigurisë në Seul ka bërë me dije këtë të shtunë se presidenti kinez Xi Jinping i tha homologut të tij të Koresë së Jugut, Lee Jae-myung se do të vazhdojë të bëjë përpjekje për të zgjidhur çështjet që lidhen me Gadishullin Korean.
Gjatë një konference midis Lee dhe Xi, udhëheqësi i Koresë së Jugut i bëri thirrje Kinës të luajë një rol konstruktiv në rifillimin e dialogut me Korenë e Veriut. Më herët, ministri i mbrojtjes i Koresë së Jugut i kërkoi sot homologut të tij kinez të ndihmojë në promovimin e paqes në Gadishullin Korean.
Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Ahn Gyu-bak shpjegoi qëndrimin e Seulit mbi aktivitetin ushtarak të Kinës në zonën e zbulimit dhe mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut, si dhe në ujërat e saj detare, duke nënvizuar nevojën për respekt të ndërsjellë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut.
LEXONI GJITHASHTU:
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan