Aksident në aksin Lushnje-Berat, kamioni bie në kanal! Plagoset rëndë shoferi

1 Nëntor 2025 | 15:14

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të shtunë në aksin Lushnje-Berat. Një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues i përmbysur.

Sipas informacioneve mjeti i tonazhit të rëndë ka qenë i mbushur me çakull dhe po shkonte drejt Beratit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Lushnjes dhe efektivët e qarkullimit rrugor, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e shoferit nga kabina.

Ai ka marrë plagë të rënda, por në momentin e nxjerrjes ishte i vetëdijshëm dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026