Pekini mohon kryerjen e testeve bërthamore, pas akuzave të Trump
Kina tha sot se nuk po kryen asnjë provë bërthamore, duke iu përgjigjur kështu Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili tha se Rusia dhe Kina po kryejnë prova, “por nuk po flasin për këtë”, pa sqaruar megjithatë natyrën e tyre.
“Kina gjithmonë ka ndjekur rrugën e zhvillimit paqësor , ka ndjekur një politikë të mospërdorimit të parë të armëve bërthamore dhe ka ndjekur një strategji bërthamore të bazuar në vetëmbrojtje dhe respekt për angazhimin e saj për të pezulluar testet bërthamore”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, në një konferencë të rregullt për shtyp pas komenteve të fundit të Trump.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze shprehu shpresën se Shtetet e Bashkuara ” do të marrin masa konkrete për të mbrojtur sistemin ndërkombëtar të çarmatimit dhe mospërhapjes dhe për të ruajtur ekuilibrin strategjik dhe stabilitetin global”.
“Rusia po teston dhe Kina po teston, por ata nuk po flasin për këtë”, tha presidenti amerikan në një intervistë të transmetuar në CBS të dielën.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:18 Ndarja e re territoriale, banorët e Juglindjes: Mos shkrini asnjë bashki
- 18:16 Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet