Presidenti i Iranit: Teherani do të rindërtojë objektet bërthamore
Teherani do t’i rindërtojë objektet e veta bërthamore “me forcë edhe më të madhe”, tha të dielën për mediat shtetërore presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, duke shtuar se vendi nuk synon të prodhojë armë bërthamore.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të urdhërojë sulme të reja ndaj objekteve bërthamore të Iranit, nëse Teherani përpiqet ta rifillojë punën në objektet që Uashingtoni i bombardoi në qershor.
Pezeshkian i bëri këto komente gjatë një vizite në Organizatën e Energjisë Atomike të vendit, ku u takua me drejtues të lartë të industrisë bërthamore iraniane.
“Shkatërrimi i ndërtesave dhe fabrikave nuk do të na krijojë problem; ne do t’i rindërtojmë ato dhe me forcë edhe më të madhe”, tha presidenti iranian për mediat shtetërore.
Në qershor, SHBA-ja kreu sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane, për të cilat Uashingtoni thotë se ishin pjesë e një programi për zhvillimin e armëve bërthamore.
Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor ka qëllime tërësisht civile.
“Gjithçka është e menduar për zgjidhjen e problemeve të popullit, për sëmundjet, për shëndetin e njerëzve”, tha Pezeshkian, duke iu referuar aktiviteteve bërthamore të Iranit./ REL
LEXONI GJITHASHTU:
Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen