“Mbretëreshë..”, Dudaj sjellë për herë të parë letrat e Nanos nga burgu për Rexhinën
Botuesja Arlinda Dudaj ka ndarë për herë të parë në emisionin “Review” me Greta Topjanën fragmente nga letrat e dashurisë që Fatos Nano i ka shkruar Rexhina Nanos, duke zbuluar anën më të ndjeshme dhe njerëzore të liderit historik të Partisë Socialiste.
Dudaj rrëfeu se letrat, të transkriptuara saktësisht siç janë shkruar nga vetë Nano, përmbajnë një përzierje dashurie dhe dhimbjeje, të cilat ai i shkruante gjatë kohës së burgosjes së tij.
Ajo theksoi se në rreshtat e tij shfaqet qartë forca shpirtërore dhe ndjenjat e thella për bashkëshorten, ndërsa zbuloi se një prej letrave, me datë 1 prill 1994, ishte shkruar vetëm dy ditë para se të shpallej vendimi i dënimit të tij.
“Letrat janë shumë të bukura, edhe mënyra sesi shkruan Nano sepse janë të transkriptuara siç i ka shkruar vetë ai. Ka dashuri dhe dhimbje brenda tyre, edhe letra drejtuar anëtarëve të partisë, shumë letra kanë qenë edhe të fshehta. Duket qartë që ka qenë një moment kur Fatosi vuante në burg por mënyra sesi ai shkruan tregon për forcën e madhe të tij.
Një nga letrat e Nanos dedikuar Rexhinës, ishte më datë 01.04.1994 dhe dy ditë pas këtij takimi dhe kësaj letre, u dha vendimi dhe ai u dënua.
Ai ishte në burg, po ka një lloj agrisiviteti në rreshtat e tij dhe është normale, por prap duket qartë shpirti i bukur i tij, shkruan shumë bukur…”, tha Dudaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos