Një vit nga përmbytjet me 229 viktima në Valencia, Carlos Mazon jep dorëheqjen
Carlos Mazon, udhëheqësi i rajonit lindor të Valencias në Spanjë këtë të hënë ka deklaruar se po jep dorëheqjen për shkak të mënyrës se si administrata e tij po trajtonte përmbytjet katastrofike që përfshiu rajonin një vit më parë.
Mazon është përballur me thirrje të përditshme për dorëheqjen e tij, përfshirë edhe nga të afërmit e viktimave, që kur shiu i rrëmbyeshëm i 29 tetorit 2024 vrau 229 persona dhe shkaktoi dëme prej miliarda eurosh, kryesisht në periferi në jug të Valencias.
“Nuk mund të vazhdoj më”, u tha ai gazetarëve pas një fjalimi në të cilin kritikoi ashpër reagimin e qeverisë kombëtare ndaj krizës.
Ai nuk tha nëse po thërriste zgjedhje të parakohshme, as nuk sqaroi nëse po hiqte dorë edhe nga vendi i tij në asamblenë rajonale – gjë që do t’i jepte fund imunitetit të tij parlamentar – dhe as kush do të jetë pasardhësi i tij i përkohshëm.
Mazon kishte këmbëngulur më parë se nuk kishte asnjë qeveri në botë që ka mjetet për të ndryshuar, ndaluar ose shmangur një episod shirash të rrëmbyeshëm që përfundojnë duke shkatërruar një zonë në një kohë të caktuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:18 Ndarja e re territoriale, banorët e Juglindjes: Mos shkrini asnjë bashki
- 18:16 Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet