Pekini mohon kryerjen e testeve bërthamore, pas akuzave të Trump

3 Nëntor 2025 | 10:39

Kina tha sot se nuk po kryen asnjë provë bërthamore, duke iu përgjigjur kështu Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili tha se Rusia dhe Kina po kryejnë prova, “por nuk po flasin për këtë”, pa sqaruar megjithatë natyrën e tyre.

“Kina gjithmonë ka ndjekur rrugën e zhvillimit paqësor , ka ndjekur një politikë të mospërdorimit të parë të armëve bërthamore dhe ka ndjekur një strategji bërthamore të bazuar në vetëmbrojtje dhe respekt për angazhimin e saj për të pezulluar testet bërthamore”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, në një konferencë të rregullt për shtyp pas komenteve të fundit të Trump.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze shprehu shpresën se Shtetet e Bashkuara ” do të marrin masa konkrete për të mbrojtur sistemin ndërkombëtar të çarmatimit dhe mospërhapjes dhe për të ruajtur ekuilibrin strategjik dhe stabilitetin global”.

“Rusia po teston dhe Kina po teston, por ata nuk po flasin për këtë”, tha presidenti amerikan në një intervistë të transmetuar në CBS të dielën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit

SHBA-të njoftuan se shkatërruan një kullë mbikëqyrjeje që i përkiste Trupave të Gardës Revolucionare Islamike në bregdetin juglindor të Iranit. Lajmin e njoftoi ushtria sot...
17:17 | 17/07/2026

Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë

Ministria e Energjisë e Iranit i bëri thirrje të martën popullsisë që të zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike, pasi rrjeti elektrik është nën presion të...
16:54 | 17/07/2026

SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri

Ushtria e Shteteve të Bashkuara dhe një zyrtar sirian kanë kundërshtuar pretendimet iraniane për sulmin ndaj një baze amerikane në Sirinë jugore të enjten në...
16:42 | 17/07/2026