BE në qendër të kritikave para samitit të klimës COP30

3 Nëntor 2025 | 20:48

Roli i Bashkimit Evropian në bisedimet përgatitore për COP30 është përshkruar si “zhgënjyes” nga ekspertët.

BE vendosi të mos paraqesë NDC e tij të re, Kontributin e Përcaktuar Kombëtar,  përpara samitit të klimës.

NDC-të  përshkruajnë planin e çdo vendi për të ulur emëtimet e gazeve serrë dhe për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike, në përputhje me Marrëveshjen e Parisit. Ato zakonisht përditësohen dhe dorëzohen paraprakisht, për të lejuar më shumë kohë për analizë dhe diskutim.

“Kishte një pritshmëri nga presidenca braziliane e COPit që më shumë NDC të paraqiteshin gjatë takimit përgatitor. Disa u dorëzuan, por pati edhe mungesa të dukshme veçanërisht nga Evropa. Ne nuk mund ta zgjidhim ekuacionin klimatik të planetit me vetëm disa vende. Ose të gjithë bëhen pjesë e lojës, ose nuk do të mund ta zgjidhim problemin”, theksoi  André Guimarães, Drejtor Ekzekutiv, Instituti i Kërkimeve Mjedisore të Amazonës (IPAM).

Në një intervistë për Euronews, drejtori ekzekutiv i IPAMit kritikoi qëndrimin e BE-së, duke thënë se u kufizua vetëm në publikimin e një deklarate. Udhëheqësit evropianë kanë premtuar se do ta prezantojnë planin e ri gjatë COP30, duke këmbëngulur se vendet anëtare mbeten në rrugën e duhur për të përmbushur objektivat e reduktimit të emetimeve.

“Mendoj se, pavarësisht gjithë pasigurisë, bota duhet të vazhdojë përpara. Ndryshimet klimatike nuk do të ndalojnë dhe nuk do të presin që lufta të mbarojë apo që tarifat tregtare të zgjidhen, përpara se të tregojnë fuqinë e tyre. Forca e tyre është tashmë e dukshme — në zjarre, thatësira, përmbytje dhe në pasigurinë e rritur për investitorët”, shtoi Drejtori Ekzekutiv i IPAM-it.

Këtë javë, Kombet e Bashkuara publikuan një raport që vlerëson 64 NDC të dorëzuara deri në shtator. Edhe pa kontributin e përditësuar të BE-së, gjetjet sugjerojnë se emëtimet globale ka gjasa të arrijnë kulmin para vitit 2030 dhe të fillojnë të bien deri në vitin 2035. Samiti COP30 do të nisë më 10 nëntor në Belém do Pará, Brazil.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut

Një grup protestuesit kanë hyrë në ambientet e Politenikut pasi pak çaste më parë u shfaq një banderolë me shkrimin: ‘Ju erdhi fundi’. Pas ndërhyrjes...
20:33 | 29/06/2026

“Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit

Këtë të hënë protestuesit kanë gjetur një mënyrë tjetër për të protestuar teksa kanë shfaqur një banderolë të madhe te Politekniku. “Ju erdhi fundi”, shkruhet...
20:20 | 29/06/2026

LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Një grup protestuesish futen te Politekniku

Edhe këtë të hënë qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 30-të e saj. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka...
20:06 | 29/06/2026