“Komedia Hyjnore” në hapësirë, vepra e Dante Alighieri do të lëshohet mes yjesh

27 Maj 2021 | 13:00

Rikthim në shekullin e 14-të, kur poeti i njohur italian, Dante Alighieri i bënte thirrje njerëzimit të largonte vëmendjen nga mjerimi dhe të shihte yjet për të kuptuar më mirë vogëlsinë dhe madhështinë tonë.

Një kompani botuese në Bolonjë, e specializuar për libra arti, arriti të bindë pesë agjenci ndërkombëtare hapësinore që të transportojnë veprën “Komedia Hyjnore” të Alighierit në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar dhe ta lëshojnë më pas në hapësirë të hapur. Kjo nismë pritet të ndodhë në muajin tetor.

 “Ka diçka ndryshe përtej njerëzimit, diçka shpirtërore dhe transendentale. Nëse dikush, i cili nuk është njerëzor, një ditë mund të lexojë Komedinë Hyjnore, ky dikush ndoshta do të kuptonte se çfarë nuk kemi bërë ose do të kuptonte se çfarë kemi bërë,” – u shpreh Raffaele Martena, president i shtëpisë botuese “Scripta Maneant”.

Nëse jeni një alien që udhëtoni nëpër sistemin tonë diellor dhe pyesni se çfarë është ai planet i vogël atje, mund të gjeni një përgjigje edhe para se të uleni do të merrni  dhuratë nga një nga mendjet më të mëdha të historisë njerëzore,” – shtoi Martena.  

Një lazer me katër pllaka titani do të lejojë që libri i Dantes t’i rezistojë temperaturave ekstreme të hapësirës së jashtme.

 “E gjithë vepra “Komedia Hyjnore” do të gdhendet me madhësinë e shkronjës 1.1, sipas këndvështrimit të tipografisë, që do të thotë, në terma të sistemit metrik rreth 3,4 të dhjetat e një milimetri, në çdo rresht të shkrimit,” – sqaroi Gianni Grandi, personi përgjegjës për grafik-dizajnin e projektit “Astra Maneant”.

“Ai do të jetë libri i parë që orbiton rreth planetit tonë, me një mesazh për këdo që mund të jetë atje dhe për ne gjithashtu,” – theksoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026