Tragjedi në Superligën serbe, ish-lojtari i Tiranës Mladen Zizoviç vdes në pankinë
Trajneri nga Bosnjë-Hercegovina dhe ish-lojtari i KF Tiranës, Mladen Zizoviç, ka ndërruar jetë pasi pësoi kolaps dhe rrëzua pranë pankinës gjatë pjesës së parë të ndeshjes së Superligës së Serbisë ndërmjet Mladost nga Luçani dhe Radniçki nga Kragujevaç.
44-vjeçari u rrëzua pranë stolit gjatë ndeshjes në Luçani ndërsa vetëm njëzet minuta më vonë erdhi lajmi më i keq i mundshëm: u konfirmua se ai e kishte humbur betejën për jetën e tij dhe ndeshja u ndërpre menjëherë.
Ngjarja ndodhi në minutën e 20-të të sfidës, kur Zizoviç u rrëzua para pankinës së tij. Atij iu dha menjëherë ndihma mjekësore dhe u transportua me ambulancë drejt spitalit.
Gjyqtari rifilloi ndeshjen, por më pas e ndërpreu para fundit të pjesës së parë, kur u mësua lajmi tragjik se trajneri nuk ia kishte dalë të mbijetonte.
Gjatë karrierës si lojtar, ai ka spikatur me Zrinjski Mostar, ndërsa ka veshur edhe fanellat e Borac Banja Luka dhe KF Tiranës, ku u aktivizua në sezonin 2010–2011 në Kategorinë Superiore (18 ndeshje, 1 gol).
Zizoviç nisi karrierën si trajner në vitin 2017, duke drejtuar skuadra si Radnik Bijeljina, Zrinjski Mostar, Sloboda Tuzla, Al Kholood (Arabia Saudite), Shkupi (Maqedonia e Veriut), Borac Banja Luka dhe, së fundmi, Radnički.
Së fundmi ai kishte marrë drejtimin e Radniçki 1923, ku arriti të drejtonte vetëm dy ndeshje para ndarjes së parakohshme nga jeta.

Tragedija u Lučanima, preminuo Mladen Žižović, utakmica Mladost – Radnički odmah prekinuta. pic.twitter.com/oOGnZiTOfW
— Aleksandar Ilić (@aleks89ilic) November 3, 2025
Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune
Syzet e Macron bëhen kryefjalë në takimin me Sulltanin e Omanit (VIDEO)
Polonia dëbon 11 persona, të dyshuar për rekrutimin e ukrainasve për të demonstruar kundër qeverisë së Kievit
- 20:33 Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
- 20:20 “Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit
- 20:06 LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Një grup protestuesish futen te Politekniku
- 20:01 Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)
- 19:59 Dita e 30-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:56 Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune