“Si e ruajnë pasionin pas 33 vitesh martesë?” Michelle Obama tregon sekretin

4 Nëntor 2025 | 20:47

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka folur për jetën e saj në çift me Barack Obamën, duke treguar se pas më shumë se tri dekadash martesë, ata ende gjejnë mënyra për të mbajtur gjallë romantikën.

Në një intervistë për revistën “People”, Michelle tha se “gjëja më e rëndësishme në martesë është mënyra si e kalon kohën me partnerin”.

“Jemi të martuar prej 32, 33 vitesh… gjithmonë harroj. Kush po numëron më. Kur të dy jemi të lumtur për një dalje në mbrëmje, jemi mirë. Nuk vishemi shumë bukur, thjesht hamë një darkë të këndshme, ndezim qirinj, dëgjojmë muzikë dhe flasim”, u shpreh ajo me sinqeritet.

Michelle tregoi se tani daljet e tyre janë më të thjeshta, zakonisht për darkë në Washington, ndryshe nga koha kur jetonin në Shtëpinë e Bardhë.

“Në ato evente, çdo herë ishte si dasma jonë. Ndihesha si mbretëresha e mbrëmjes së maturës”, kujton ajo me humor.

Ajo shtoi se gjithmonë kishte kujdes të vishej bukur për bashkëshortin, duke e lënë ta shihte vetëm në momentin e fundit.

“Kishte një ritual të pathënë, ai nuk e dinte kurrë se çfarë kisha veshur derisa dola para tij. Është romanca, ato momente të vogla në këtë botë të çmendur”, tha Michelle Obama.

“Pas kësaj, ne zbrisnim shkallët dhe ishte sikur ‘thjesht qëndro në këtë moment’. Ishim vetëm ne dhe ishte e bukur”, përfundoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”

Kryeministri britanik Andy Burnham hapi sot një seli të re qeveritare në Manchester, të cilën ai do ta quajë “Nr. 10 Veri”, një referencë për...
14:44 | 24/07/2026

Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë

Një avion luftarak rumun F-16 rrëzoi një mjet ajror pa pilot, dron, që shkeli hapësirën ajrore të vendit herët këtë mëngjes, tha Presidenti rumun Nicusor...
14:36 | 24/07/2026

Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme dhe do të takohet me Donald Trump , siç zbuloi ai...
11:59 | 24/07/2026