Obama: SHBA përballet me krizë politike pas vrasjes së Charlie Kirk

18 Shtator 2025 | 11:43

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara ndodhen përballë një “krize politike të paprecedentë” pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk.

Duke folur të martën në një aktivitet në Pensilvani, Obama e cilësoi ngjarjen si “të tmerrshme dhe tragjike”. Ai tha se nuk e kishte njohur personalisht Kirkun dhe shpesh nuk ishte dakord me pikëpamjet e tij, por nënvizoi se dhuna politike është “një turp për një vend demokratik”.

Ish-presidenti kritikoi retorikën përçarëse të Donald Trump, duke e akuzuar se ka nxitur ndarjet politike në vend në vend që të theksojë unitetin kombëtar, siç bënin sipas tij presidentët republikanë të mëparshëm në kohë tensioni.

Në reagim, Shtëpia e Bardhë e cilësoi Obamën “arkitektin e përçarjes politike moderne”.

Para arrestimit të Tyler Robinson, i akuzuar për vrasjen e Kirkut, aleatët e Trump kishin fajësuar aktivistët e krahut të majtë dhe retorikën e ligjvënësve demokratë për ngjarjen.

“Në kohë si kjo, kur tensionet janë të larta, një pjesë e punës së presidentit është t’i bashkojë njerëzit,” tha Obama. Ai shtoi se thelbi i sistemit demokratik është të zhvillohen debate edhe të ashpra pa rënë në dhunë:

“Nuk ka ‘nëse’, ‘dhe’ ose ‘por’ për këtë, kjo është premisa qendrore e demokracisë sonë.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026