Kreu i FBI-së konfirmon: Robinson la gjurmë ADN-je në armë gjatë vrasjes së Kirk

15 Shtator 2025 | 18:26

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, tha se hetuesit kanë gjetur prova të ADN-së që lidhin vrasësin e dyshuar të Charlie Kirk, Tyler Robinson, me vendin e të shtënave të javës së kaluar.

Patel e bëri njoftimin të hënën në mëngjes gjatë një paraqitjeje në emisionin “Fox & Friends”, duke thënë se ADN-ja e të dyshuarit u gjet në një kaçavidë, si dhe në një peshqir të mbështjellë rreth armës së zjarrit që besohet të jetë përdorur në të shtëna.

“Mund të konfirmoj se gjurmët e ADN-së nga peshqiri që ishte mbështjellë rreth armës dhe ADN-ja nga kaçavida janë lidhur pozitivisht me të dyshuarin që është në paraburgim”, tha Patel.

Autoritetet thonë se Robinson kërceu nga çatia dhe iku nga kampusi i Universitetit të Luginës së Utah-ut menjëherë pas të shtënave. Ata thonë se më pas ai kaloi nëpër një brez të pyllëzuar dhe hyri në një vendbanim aty pranë, duke e lënë armën të mbështjellë me një peshqir në pyll, shkruan Fox news.

Robinson është aktualisht nën “mbikëqyrje të posaçme” në paraburgim në Utah. Policia thotë se ai nuk po bashkëpunon gjatë marrjes në pyetje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026