Trump intensifikon retorikën kundër ‘të majtës radikale’ pas vrasjes së Charlie Kirk
Në ditët që nga vrasja e aktivistit konservator Charlie Kirk, Presidenti Donald Trump ka shtuar sulmet e tij ndaj “të majtës radikale”, të cilën e fajëson për vdekjen e mikut të tij dhe për dhunën më të gjerë politike – një kontrast i mprehtë nga përgjigjet e tij ndaj dhunës kundër demokratëve.
Duke folur për NBC News të shtunën, presidenti tha se dëshiron që kombi të “shërohet”, por shtoi: “Kemi të bëjmë me një grup të çmendurish të së majtës radikale, dhe ata nuk luajnë drejt dhe nuk e bënë kurrë”, shkruan CNN.
Komentet e Trump të shtunën pasqyrojnë vërejtjet që ai bëri të mërkurën në një video nga Zyra Ovale, disa orë pasi Kirk u qëllua për vdekje. Presidenti tha në video se retorika nga “e majta radikale” është “drejtpërdrejt përgjegjëse për terrorizmin që po shohim në vendin tonë sot”.
“Administrata ime do të gjejë secilin prej atyre që kontribuan në këtë mizori dhe në dhunë tjetër politike, përfshirë organizatat që e financojnë dhe e mbështesin atë”, tha Trump në video.
Presidenti vazhdoi të rendiste akte të tjera të dhunës politike – përfshirë tentativën për vrasjen e tij vitin e kaluar në Butler të Pensilvanisë – por nuk përmendi sulmet kundër demokratëve, të tilla si vrasja e një anëtari të Dhomës së Përfaqësuesve të Minesotës në qershor ose sulmi me zjarrvënie ndaj shtëpisë së Guvernatorit Demokrat të Pensilvanisë, Josh Shapiro, në prill.
Të premten, Trump përshkallëzoi më tej sulmet e tij, duke i thënë Fox News se radikalët e krahut të majtë “janë problemi” dhe nënkuptoi se radikalët e krahut të djathtë nuk janë.
“Radikalët e djathtë shpesh janë radikalë sepse nuk duan të shohin krime”, tha presidenti në “Fox & Friends”. “Radikalët e majtë janë problemi, janë të egër dhe të tmerrshëm, dhe janë politikisht të zgjuar”.
Ndërsa presidenti lëshoi një deklaratë të shkurtër duke dënuar vrasjen e përfaqësueses së shtetit të Minesotës, Melissa Hortman, dhe bashkëshortit të saj, reagimi i tij ndaj vrasjes së Kirk shënon një qasje më të fuqishme krahasuar me përgjigjet e tij ndaj dhunës politike kundër demokratëve. Trump nuk mori pjesë në funeralin e Hortman, por ka thënë se planifikon të marrë pjesë në funeralin e Kirk.
Dhe kur bënte fushatë në Kaliforni në vitin 2023, Trump tallte sulmin e vitit 2022 ndaj bashkëshortit të ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në shtëpinë e tyre, sipas Politico, duke thënë: “Ne do t’i kundërvihemi të çmendurës Nancy Pelosi, e cila shkatërroi San Franciskon – si është burri i saj, e di ndokush?”, shkruan CNN.
Ai shtoi, “Dhe ajo është kundër ndërtimit të një muri në kufirin tonë, edhe pse ka një mur rreth shtëpisë së saj – gjë që padyshim nuk bëri një punë shumë të mirë”.
Në ditët e fundit, republikanë të tjerë kanë ndjekur shembullin e presidentit, duke u zotuar të ndjekin penalisht këdo që e ka shpërfillur vrasjen e Kirkut.
Reagon Trump për tërmetin shkatërrues në Venezuelë: Numri i viktimave është i frikshëm, SHBA mobilizohen në ndihmë të tyre
Tragjedi mbi njerëzimin, tërmeti në Venezuelë dyshohet se ka shkaktuar nga 10 mijë deri 100 mijë viktima! Çfarë dimë deri tani?
Dy tërmete trondisin Venezuelë, dhjetëra viktima dhe mbi qindra të plagosur! Njerëzit në rrënoja kërkojnë ndihmë
- 08:13 Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
- 08:12 Reagon Trump për tërmetin shkatërrues në Venezuelë: Numri i viktimave është i frikshëm, SHBA mobilizohen në ndihmë të tyre
- 08:09 “Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
- 08:08 Tragjedi mbi njerëzimin, tërmeti në Venezuelë dyshohet se ka shkaktuar nga 10 mijë deri 100 mijë viktima! Çfarë dimë deri tani?
- 08:03 Dy tërmete trondisin Venezuelë, dhjetëra viktima dhe mbi qindra të plagosur! Njerëzit në rrënoja kërkojnë ndihmë
- 07:57 Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin