“Shpresa fitoi ndaj frikës”, kryebashkiaku i Londrës uron Mamdanin për fitoren
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka uruar Zohran Mamdanin për fitoren e tij në zgjedhjet për kryetar bashkie në Nju Jork, duke e cilësuar atë si një “fushatë historike”. Në një postim në rrjetet sociale, Khan shkroi:
“Njujorkezët u përballën me një zgjedhje të qartë – midis shpresës dhe frikës – dhe, ashtu siç e kemi parë në Londër, shpresa fitoi. Urime të përzemërta Zohran Mamdanit për fushatën e tij historike.”
Ashtu si Mamdani, edhe Khan ishte kryetari i parë mysliman në historinë e qytetit të tij kur u zgjodh në vitin 2016. Kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, i cili e përshkroi veten si “makthi më i keq i Trumpit”, deklaroi se fitorja e tij tregon mënyrën se si demokratët mund ta mposhtin presidentin e SHBA-së, teksa festoi rezultatin me mbështetësit në Brooklyn.
Sipas rrjetit amerikan NBC News, Mamdani fitoi me 60.2% të votave të numëruara, ndërsa rivali i tij më i afërt, ish-guvernatori i shtetit Andrew Cuomo, e pranoi humbjen pak pas publikimit të rezultateve.
Mamdani – që do të jetë myslimani i parë, i pari nga Azia Jugore dhe personi më i ri në një shekull që merr drejtimin e Bashkisë së Nju Jorkut – e përdori fjalimin e fitores për të kritikuar ish-guvernatorin Cuomo dhe për të sfiduar Donald Trump.
Socialisti demokrat 34-vjeçar do të marrë zyrtarisht detyrën në janar, duke zëvendësuar Eric Adams, pas një gare të ashpër dhe shumë të ndjekur nga publiku. Fitorja e tij ndaj favoritit demokrat Andrew Cuomo, i cili po përpiqej të rikthehej në politikë pas një skandali ngacmimi seksual, u cilësua si një moment që tronditi skenën politike amerikane.
Zohran Mamdani do të bëhet kryebashkiaku i parë mysliman dhe indiano-amerikan në historinë e Nju Jorkut, si dhe udhëheqësi më i ri e më liberal që ka drejtuar ndonjëherë qytetin.
LEXONI GJITHASHTU:
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në