Përplasen dy trena në Indi, 7 viktima dhe dhjetëra të plagosur

5 Nëntor 2025 | 09:29

Një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në Indinë qendrore të martën, duke rezultuar në një aksident vdekjeprurës.

Një nga vagonët e trenit të pasagjerëve përfundoi sipër njërit prej vagonëve të trenit të mallrave, ku la të vrarë të paktën tetë persona, raportojnë autoritetet vendase.

Sipas raportimeve, aksidenti ndodhi pranë Bilaspur, në shtetin Chhattisgarh.

Nga përplasja, më shumë se 10 persona mbetën të plagosur dhe janë dërguar në spitalet lokale për trajtim, teksa një prej tyre është në gjendje kritike.

Në një deklaratë, operatori i rrjetit Indian Railways tha se është angazhuar për përpjekjet e shpëtimi dhe ka filluar një hetim për shkakun e aksidentit.

Ndërkohë, përplasjet e trenave nuk janë të rralla në Indi, ku rrjeti i gjerë hekurudhor përballet me probleme të infrastrukturës së vjetër dhe gabimeve njerëzore. Më shumë se 12 milionë njerëz udhëtojnë me 14,000 trenat e Indisë çdo ditë në 64,000 kilometra shina.

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të përmirësuar sigurinë hekurudhore, disa qindra aksidente, disa vdekjeprurëse ndodhin çdo vit.

Një aksident në pjesën lindore të vendit në vitin 2023 vrau më shumë se 280 njerëz në atë që ishte një nga fatkeqësitë më vdekjeprurëse hekurudhore në Indi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Barack Obama i ka ngritur një monument vetes

QENDRA PRESIDENCIALE OBAMA lartësohet mbi pjesën jugore të Çikagos (South Side) si një zigurat brutalist. Tetë kate betoni të mbuluara me granit qëndrojnë mbi ndërtesa...
13:27 | 27/06/2026

Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane

Presidenti Donald Trump kërcënoi të premten me një tarifë prej 100 për qind për vendet evropiane që vendosin taksa për shërbimet dixhitale mbi korporatat amerikane....
13:10 | 27/06/2026

Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s

Autoritetet turke kanë kryer qindra arrestime, kanë ndaluar protestat dhe kanë kufizuar liritë e medias përpara samitit të ardhshëm të NATO-s në Ankara, me aktivistët...
12:04 | 27/06/2026