Numri i të vdekurve nga rrëzimi i aeroplanit të mallrave në SHBA rritet në 12
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën pasi motori u nda nga aeroplani i UPS, ndërsa po nisej nga aeroporti Muhammad Ali i Louisville me destinacion Honolulu, Hawaii.
Sipas raportimeve, pamjet e kamerave të sigurisë nga aeroporti treguan se “motori i majtë i aeroplanit u shkëput nga krahu gjatë ngritjes” përpara se të merrte flakë, sipas anëtarit të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, Todd Inman.
Kryebashkiaku i Louisville, Craig Greenberg, tha të mërkurën se 12 persona u konfirmuan të vdekur, ndërsa 15 persona janë raportuar të zhdukur.
“Ne besojmë se tre nga vdekjet e konfirmuara janë me shumë gjasa anëtarë të ekuipazhit”, tha Greenberg.
Guvernatori Andy Beshear tha në një konferencë për shtyp më herët të mërkurën se një nga viktimat besohet të jetë një fëmijë i vogël.
Aeroporti është shtëpia e UPS Worldport, objektit më të madh të përpunimit të pakove të firmës së shpërndarjes në botë.
Ndërkohë, UPS tha të mërkurën se së shpejti do të rihapë objektin e saj në aeroportin e Louisville, të cilat u pezulluan përkohësisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Del video e aksidentit fatal në SHBA, avioni i mallrave shpërthen gjatë ngritjes
Shtatë të vdekur dhe disa të plagosur nga rrëzimin i avionit të mallrave në SHBA
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës