Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Tiranë
Një person mësohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Tiranë në zonën pranë stadiumit “Dinamo”.
Sipas burimeve i plagosur ka mbetur një i ri me inicialet R.K., 19 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, sipas informacionit zyrtar që jep policia thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit që 19-vjeçari i plagosur ka pasur me dy persona.
Mësohet se i plagosuri dhe autorët kanë pasur njohje dhe sipas dyshimeve kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në momentin që ka ndodhur ngjarja.
Personat e përfshirë kanë qenë në një lokal dhe fillimisht janë konfliktuar fizikisht me pas situata ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jaupi bën me dije se policia ka arritur që të identifikoi personin që ka qëlluar me arme zjarri dhe po punon për arrestimin e tij si dhe të personit tjetër që e shoqëronte.
Autori dyshuar i ngjarjes sipas policisë është Klajdi Kodra, person me precedent të mëparshëm penal i cili është shpallur në kërkim.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni