Polonia dhe Rumania do të vendosin një sistem të ri mbrojtës ndaj dronëve rusë
Polonia dhe Rumania po vendosin një sistem të ri armësh për t’u mbrojtur kundër dronëve rusë, pas një vale ndërhyrjesh në hapësirën ajrore të NATO-s në muajt e fundit që vunë Evropën në “ankth”.
Sistemi amerikan Merops, i cili është mjaftueshëm i vogël sa mund të identifikojë dronë dhe t’u afrohet atyre, duke përdorur inteligjencën artificiale për të lundruar kur komunikimet satelitore dhe elektronike janë të bllokuara.
Përveç vendosjes në Poloni dhe Rumani, Merops do të përdoret edhe nga Danimarka, thanë zyrtarët ushtarakë të NATO-s, pjesë e një mase për të forcuar mbrojtjen në krahun lindor.
Sipas raportimeve, qëllimi është që kufiri me Rusinë të jetë i armatosur mirë saqë forcat e Moskës të “dekurajohen” nga marrja në konsideratë e kalimit nga Norvegjia në veri në Turqi në jug, thanë zyrtarët.
Nevoja për një teknologji të tillë u bë akute pasi rreth 20 dronë rusë fluturuan në hapësirën ajrore polake në fillim të shtatorit. Avionë miliona dollarësh u ngritën në ajër për të rrëzuar dronët.
Ndërkohë, Rumania më vonë u përball me një ndërhyrje nga dronët, ndërsa u mbyllën përkohësisht aeroportet në Kopenhagen, Mynih, Berlin dhe Bruksel. Sakaq, pati gjithashtu prezencë të dronëve edhe pranë bazave ushtarake në Belgjikë dhe Danimarkë, të enjten.
LEXONI GJTIHASHTU:
Dronë mbi Bruksel, mbyllet përkohësisht aeroporti kryesor i Belgjikës
NATO do t’i ofrojë ndihmë Belgjikës për të luftuar dronët në hapësirën ajrore
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi