SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për drogë në Karaibe, vriten 3 persona
Shtetet e Bashkuara kan kryer një tjetër sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje në Detin e Karaibeve, të dyshuar se trasportonte drogë, tha Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.
Tre burra u vranë në sulm, shkroi Hegseth në një postim në X të enjten vonë, i cili tha se u krye me urdhër të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Hegseth, i cili tha se anija u sulmua në ujëra ndërkombëtare, postoi një videoklip 20-sekondësh, ku shihej anija duke u goditur nga një municion dhe duke shpërthyer ndërsa po lëvizte në ujë dhe më pas e fshiu videon.
Edhe pse nuk dha prova se anija ishte e përfshirë në kontrabandën e drogës, Hegseth tha se sulme të tilla do të vazhdonin derisa “narko-terroristët” të ndalonin “helmimin e popullit amerikan” nga ana e tyre.
“Për të gjithë narko-terroristët që kërcënojnë atdheun tonë: Nëse doni të qëndroni gjallë, ndaloni trafikimin e drogës. Nëse vazhdoni të trafikoni drogë vdekjeprurëse – ne do t’ju vrasim”, tha ai.
Që nga fillimi i shtatorit, më shumë se 60 persona janë vrarë në sulmet amerikane ndaj të paktën 18 anijeve dhe një gjysmë-nëndetëse, në Detin e Karaibeve dhe në Oqeanin Paqësor lindor.
Ndërkohë, shefi i të drejtave të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Volker Turk, i ka dënuar sulmet si “vrasje jashtëgjyqësore”, ndërsa ligjvënësit amerikanë – kryesisht demokratë, por edhe disa republikanë të lartë – kanë kërkuar qartësi nga administrata Trump mbi bazën ligjore për kryerjen e sulmeve vdekjeprurëse në ujërat ndërkombëtare.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, e ka akuzuar Trumpin se po përpiqet të destabilizojë qeverinë e tij përmes sulmeve, si dhe përmes një grumbullimi të madh ushtarak të forcave detare amerikane në rajon gjatë muajve të fundit.
Sakaq, Maduro, të cilin Trump e akuzon për përfshirje në trafikun e drogës, tha se “lufta kundër drogës” e Uashingtonit ishte thjesht një pretekst për ta rrëzuar atë nga pushteti.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy tërmete të njëpasnjëshëm “shkundin” Iranin, sa ishte magnituda
I dyshuar si haker i FSB-së ruse, Denis Obrezko përballet me 10 vjet burgim në SHBA
Alarm në hapësirë, NASA: Pjesë e raketës Falcon 9 mund të përplaset me Hënën më 5 gusht
- 09:05 E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
- 09:03 Dy tërmete të njëpasnjëshëm “shkundin” Iranin, sa ishte magnituda
- 08:51 I dyshuar si haker i FSB-së ruse, Denis Obrezko përballet me 10 vjet burgim në SHBA
- 08:45 Alarm në hapësirë, NASA: Pjesë e raketës Falcon 9 mund të përplaset me Hënën më 5 gusht
- 08:42 Sot seancë plenare në Kuvend, rendi i ditës. Do të mbahet edhe një protestë para Parlamentit
- 08:33 Rubio: Irani dëshiron ta përdorë Ngushticën e Hormuzit si mjet negociues