Orban: Me Trumpin nuk do të kishte luftë, Presidenti i SHBA: Pres të takoj Putinin

7 Nëntor 2025 | 19:31

Kryeministri hungarez Viktor Orbán deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se lufta në Ukrainë nuk do të kishte shpërthyer nëse Donald Trump do të ishte në detyrë, ndërsa presidenti amerikan shprehu dëshirën për të takuar Vladimir Putinin në Budapest.

Gjatë takimit të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri hungarez Viktor Orbán vlerësoi rolin e Donald Trumpit në çështjet ndërkombëtare, duke u shprehur se “nuk ka asnjë dyshim se me Trumpin nuk do të kishte pasur luftë”.

“Ne duam të kontribuojmë në përpjekjet e presidentit për paqe,” shtoi ai, duke theksuar se Hungaria mbështet çdo nismë që synon t’i japë fund konfliktit në Ukrainë.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump tha se do të dëshironte që takimi i tij me presidentin rus Vladimir Putin, për të diskutuar përfundimin e luftës, të mbahej në Budapest.

“Do të doja shumë ta mbaja takimin në Hungari, në Budapest,” tha Trump në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, duke lënë të kuptohet se mund të ketë hapësirë për negociata të reja në të ardhmen.

Takimi mes Trump dhe Orbánit vjen në një moment kur marrëdhëniet SHBA–Hungari po përjetojnë një afrimitet të ri politik, ndërsa të dy liderët kanë theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe paqes në Evropë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026