Bushi zbulon listën për dy sfidat e ardhshme të Kombëtares U-21
Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve do të nisë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës miqësore, ku do të testojë formën e lojtarëve ndaj Moldavisë dhe Ukrainës.
Trajneri Alban Bushi publikoi listën me futbollistët e thirrur, ku bie në sy se e vetmja risi është afrimi i mbrojtësit të Ballkanit të Kosovës, Diar Vokrri.
Në total janë 23 futbollistë, një ndërthurje e atyre që aktivizohen në ligën vendëse dhe pjesës tjetër që luajnë në skuadra të ndryshme në Evropë.
Tre portierë janë preferuar nga tekniku (Dema, Jukaj dhe Veliaj), 9 mbrojtës, 6 mesfushorë dhe 5 sulmues, përfshirë Maksuti nga Flamurtari dhe Toma nga Partizani.
Kombëtarja U-21 do të nisë grumbullimin këtë të hënë në Moldavi, aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja e parë miqësore ndaj vendasve.
Duke qenë se Shqipëria është ndër vendet organizatore për Kampionatin Evropian, ekipi kuqezi luan vetëm ndeshje miqësore.
Gjatë vitit 2025 janë planifikuar 7 sfida të tilla, nga të cilat ekipi ka fituar vetëm 2.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta