Publikohet lista e njerëzve më të pasur në botë, kush është në top 5 miliarderët

9 Nëntor 2025 | 13:08

Sipas listës së fundit të agjencisë amerikane Bloomberg, njeriu më i pasur në botë është pronari i kompanive Tesla, SpaceX dhe rrjetit social X, Elon Musk, pasuria e të cilit aktualisht vlerësohet në 449 miliardë dollarë (388 miliardë euro).

Themeluesi i kompanisë Oracle, Larry Ellison është në vendin e dytë me 297 miliardë dollarë (256.7 miliardë euro), ndërsa në vendin e tretë është themeluesi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, pasuria e të cilit vlerësohet në 265 miliardë dollarë (229 miliardë euro).

Në vendin e katërt dhe të pestë janë bashkëthemeluesit e Google, Larry Page me 242 miliardë dollarë (209 miliardë euro) dhe Sergey Brin me 226 miliardë dollarë (195.5 miliardë euro).

Themeluesi i Meta, Mark Zuckerberg, është personi i gjashtë më i pasur në botë me 220 miliardë dollarë (190 miliardë euro), ndërsa miliarderi francez Bernard Arnault është i shtati me rreth 191 miliardë dollarë (165 miliardë euro).

Arnault është i vetmi jo-amerikan midis 15 njerëzve më të pasur në botë.

Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates është në vendin e 15-të të njerëzve më të pasur, me një pasuri të vlerësuar në 117 miliardë dollarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026