Shërbimi i Sigurisë ruse: Ukraina do të vidhte një avion MiG-31, penguam komplotin

11 Nëntor 2025 | 09:35

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë, FSB ka deklaruar se ka penguar një komplot nga spiunët ukrainas dhe britanikë për të rekrutuar një pilot rus. Ata pretendojnë se sipunët i ofruan pilotit 3 milionë dollarë për të vjedhur një avion luftarak MiG-31 të armatosur me një raketë hipersonike Kinzhal.

FSB shtoi se piloti do ta fluturonte aeroplanin drejt një baze ajrore të NATO-s në Konstanca të Rumanisë, ku do të rrëzohej nga sistemet e mbrojtjes ajrore. FSB tha se Ukraina dhe Britania po planifikonin një provokim në shkallë të gjerë.

Kinzhal është një raketë balistike e lëshuar nga ajri që Moska thotë se është supersonike, e aftë të arrijë shpejtësi shumë të larta dhe të manovrojë për të shmangur zbulimin dhe rrëzimin nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Moska e ka akuzuar prej kohësh Londrën për nxitjen e luftës në Ukrainë dhe se anëtarë të inteligjencës britanike po ndihmojnë Kievin të kryejë një sërë operacionesh thellë brenda territorit rus.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koreja e Veriut teston sisteme të artilerisë dhe raketave, Kim Jong Un: Situata ndërkombëtare kërkon epërsi të plotë në forcën ushtarake

Koreja e Veriut kreu teste të sistemeve të përmirësuara të artilerisë dhe raketave, ndërsa udhëheqësi Kim Jong Un riafirmoi angazhimin e qeverisë së tij për...
09:31 | 26/06/2026

Vazhdojnë bisedimet Izrael-Liban në Uashington

Bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-të midis Izraelit dhe Libanit, të cilat ishin planifikuar të përfundonin mbrëmë, do të vazhdojnë edhe këtë të premte në Uashington....
09:25 | 26/06/2026

Treni përplas makinën në Britani, humb jetën shoferja. Pasagjerja 8-vjeçare në gjendje kritike

Një grua ka vdekur dhe një vajzë 8-vjeçare po lufton për jetën e saj pasi një tren u përplas me një makinë në një kalim hekurudhor në...
09:20 | 26/06/2026