Djegia e mobilerisë në Vlorë, pronari: S’kam konflikte, autori u filmua nga kamerat

11 Nëntor 2025 | 09:18

Pronari i mobilierisë së djegur këtë të martë në Vlorë ka folur lidhur me ngjarjen. Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me askënd. Më tej ai ka theksuar se nuk i di arsyet e kësaj ngjarje.

Sipas pronarit autori është filmuar nga kamerat dhe kjo ngjarje do të zbardhet shumë shpejtë. Ai konfirmoi dhe faktin se është hera e dytë që i digjet mobilieria. Herën e parë tha se ka patur 5 milionë lekë të reja dëme ndërsa këtë radhë 3 milionë lekë të reja dëme.

Pronari thotë se ka marrë një telefonatë në tre të mëngjesit dhe pas saj ka mbërritur në mobilierinë e djegur. Ai theksoi se ngjarjen do t’ia lërë në dorë drejtësisë teksa thotë se duhet që organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre për zbardhjen e saj.

“Unë nuk kam ndonjë konflikt. Nuk jam njeri konfliktual, jam njeri paqësor. Megjithatë mendoj t’ia lë drejtësisë këtë shërbim. Kamerat janë aty, personi është i dukshëm. Mendoj se shumë shpejt do të zbardhet ngjarja”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026